Pas videove në gjendje aspak të mirë emocionale, Fjolla jep lajmin e papritur

by admin
Spread the love

Fjolla Morina ka qenë shumë e përfolur në median rozë muajt e fundit. Këngëtarja e njohur u bë virale me disa video të shpërndara në rrjetet sociale ku shfaqej në gjendje aspak të mirë emocionale.

Në një intervistë të dhënë më vonë për ‘’Kendiv’’ ajo tha se është mirë dhe se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar duke treguar se kohën po e kalon jashtë skenës duke u përkushtuar te dy bizneset e saj, të cilat po ecin mbarë.

Por vetëm pak javë pas Fjolla ka dhënë një lajm se ajo po mbyll dyqanet e saj duke treguar se të gjithë mallin e ka në zbritje ndërsa ka thënë se arsyeja është personale./Botapress.info/

You may also like