Pas tërmetit shkatërrimtar në Turqi, ndihma sanitare është thelbësore prej frikës së sëmundjeve (fotot)

by admin
Spread the love

Në Antakia të Turqisë, të pastrehët e tërmetit tragjik qëndrojnë mes rrënojave dhe shprehin shqetësimin për mungesën e mjeteve sanitare dhe aksesin te uji i pastër.

Disa rreshta tualetesh portative kanë nisur të vendosen pranë kampeve të përkohshme, por kërkesa është shumë më e madhe se furnizimi.

18-vjeçari Sedef i cili priste të niste universitetin sivjet, thotë se megjithëse shpëtoi nga tërmeti, tani është tmerri i sëmundjeve.

Frika e sëmundjeve është përhapur mes rajoneve të shkatërruara të katastrofës që tashmë nuk mund të plotësojë nevojat bazë, duke përfshirë dhe ato për tualete.

Tragjedia e javës së shkuar ka vrarë rreth 40,000 njerëz në disa zona të Turqisë jugore dhe të Sirisë veriore, duke u bërë katastrofa më e madhe e disa shekujve.

Miliona njerëz pritet të zhvendosen dhe të tjerë kanë qëndruar me rrënojat, duke u mbledhur pranë zjarreve në motin e ftohtë, me mungesa ushqimi e mjekimesh.

Janë pak ndërtesat e mbetura në këmbë që kanë ende tualete apo dushe pasi shumica u shkatërruan mëngjesin e 6 shkurtit.

Një grup vullnetarësh po punon duke shpërndarë ndihma mjekësore bazë për të mbijetuarit në Antakia, teksa priten ende ndihmat shtetërore për qytetin e shkatërruar.

Vullnetarët aktualë presin rreth 1,000 pacientë në ditë në Antakia.

“Shumë njerëz këtu janë të moshuar ata nuk kanë dashur të largohen”, thotë doktori Onur Karahanci i Shoqërisë Mjekësore Turke.