Pas Serbisë, rivali i saj historik me trajnim të detyrueshëm ushtarak – Shqip

by admin
Spread the love

Ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiç, kumtoi një muaj trajnim të detyrueshëm ushtarak pas shkollës së mesme, në të cilin të gjithë do të trajnohen për ndihmën e parë, trajtimin e armëve, mbrojtjen bërthamore dhe kimike.

“Në rrethanat e kërcënimeve të sigurisë që ekzistojnë në mbarë botën, nuk është gjë e keqe që Ministria e Mbrojtjes të bëjë një hap përpara nga ajo që tashmë po bëhet përsa i përket konceptit me ata që shërbejnë vullnetarisht në ushtri dhe përgatit konceptin e klasave më të shkurtra në mënyrë që një numër më i gjerë njerëzish të mund të familjarizohen me aftësitë bazë që brezi i ri nuk i ka. Për këtë temë kam kohë që bisedoj me ministrat Anushiç, Bozhinoviç dhe Medved dhe i kemi dhënë mandatin Anushiçit që të krijojë një koncept të caktuar”, tha kryeministri kroat Andrej Plenkoviç.

Ky vendim i një shteti ballkanik në NATO, vjen pasi rivali i tij historik, Serbia, shpalli rifutjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

Nga ana tjetër, ushtria kroate ka si furnitor kryesor SHBA-në, siç Kosova po armatoset së fundi me armatim të avancuar amerikan. /tesheshi.com/

You may also like