Pas Rebic, një tjetër futbollist i Milanit drejt transferimit në Turqi

by admin
Spread the love

Pas Ante Rebic, Milani pritet të shesë në Turqi edhe mesfushorin boshnjak Rade Krunic.

Ky i fundit kërkohet me ngulm nga Fenerbahce, që ka marrë miratimin e mesfushorit boshnjak dhe ka nisur negociatat me Milanin.

Krunic 29-vjeçar është pjesë e Milanit prej 4 sezonesh, por nuk është shndërruar asnjëherë në një titullar fiks dhe me afrimet e shumta në mesfushë, kuqezinjtë janë gati të heqin dorë prej tij.

Më herët Milani shiti për dy milionë euro në Turqi, te Besiktas, sulmuesin kroat Ante Rebic, teksa e njëjta skuadër ka kërkuar edhe shërbimet e brazilianit Junior Mesias.


Top Channel

You may also like