Pas Prigozhin, edhe bashkëthemeluesi neo-nazist i Wagner varroset afër Moskës

by admin
Spread the love

Një funeral “i blinduar” për bashkëthemeluesin neo-nazist të Grupit Wagner u mbajt sot.

Dmitry Utkin vdiq në përplasjen e avionit që vrau Yevgeny Prigozhin dhe u varros në një varrezë në Mytishchi në periferi të Moskës.

Një autobus me anëtarë të milicisë së ekstremit të djathtë Rusich, që është e lidhur me Wagner, erdhi për të bërë nderimet e tyre, sipas kanalit Telegram “Kujdes, lajme”.

Utkin ishte një ish-oficer i inteligjencës ushtarake, shkronja e parë e emrit të të cilit i dha emrin forcës mercenare, Wagner.

Një burim i tha Reuters se ai ishte udhëheqësi i një kolone të armatosur të rebelëve të Wagner gjatë grushtit të shtetit të qershorit. Disa kanë akuzuar Kremlinin se qëndron pas rrëzimit të avionit, duke e parë atë si një akt hakmarrjeje për rebelimin – akuza që zyrtarët i kanë mohuar.


Top Channel

You may also like