Pas Kullurit një tjetër demokrat sfidon Berishën, shpall kandidaturën për kreun e PD

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Fatbardh Kadilli ka shpallur sërish kandidaturën për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike, por kësaj here përballë ish kryeministrit Sali Berisha.

Këtë lëvizje, Kadilli e ka bërë të ditur për A2 CNN, duke iu shtuar sfidantit tjetër të shpallur deri tani, Edvin Kulluri.

Kulluri ishte pjesë e grupimit për Partinë Demokratike që u krijua pas humbjes së kësaj force politike në zgjedhjet e 25 prillit, dhe që kërkonte largimin e Bashës nga kryesimi i partisë. Por pas nismës së Sali Berishës, ky grup ju bashkua Foltores dhe Kuvendit të 11 dhjetorit.

You may also like