Pas fjalëve të trajnerit Ten Hag, Mançester Junjatid rinovon me tre lojtarë. Bisedimet vazhdojnë edhe me dy të tjerë

by admin
Spread the love

Pas fjalëve të trajnerit Erik ten Hag në konferencën për shtyp, Mançester Junajtid zyrtarizoi rinovimin e kontratës me Aron Van-Bisaka, Viktor Lindelof dhe Hanibal Mejbri. Zyrtarizimi i tyre ka ndodhur në profilin zyrtar të klubit në platformën “ X”,  ku të tre lojtarëve u bë funksional opsioni për të zgjatur marrëveshjen deri në vitin 2025.

Më poshtë është deklarata e “Djajve të Kuq”:

“Trajneri i Mançester Junajtid, Erik ten Hag, ka ofruar një përditësim mbi situatën kontraktuale të disa lojtarëve. Tre prej tyre kanë pasur opsionin për një vit shtesë, përtej verës, të nxitur nga klubi. Pikërisht bëhet fjalë për mbrojtësin e djathtë Aron Van-Bisaka, qendërmbrojtësin Viktor Lindelof, si dhe mesfushorin Hanibal Mejbri.

Ndërsa bisedimet vazhdojnë me dyshen franceze, Rafael Varane dhe Antoni Marcial. Van-Bisaka mbërriti nga Krystal Palas në verën e vitit 2019 dhe ka luajtur 175 herë për Junajtid. Lindelof iu bashkua klubit në vitin 2017 nga Benfika dhe është një ndeshje larg arritjes së 250 ndeshjeve për Junajtid. Hanibal fillimisht u bashku me ekipin tonë të të rinjve nga Monako, përpara se të vendosej në skuadrën e parë këtë sezon.”

;

PANORAMASPORT.AL

You may also like