Partneri feston ditëlindjen, Jonida Vokshi i bën urimin e ëmbël: Babalush, të duam sa…

by admin
Spread the love

Aktori i njohur shqiptar nga Kosova, Besnik Krapi, i cili njihet më së shumti në Shqipëri si partneri i moderatores simpatike shqiptare, Jonida Vokshi, feston sot ditëlindjes. Një ditë me siguri shumë e veçantë në familjen Krepi-Vokshi.

Me dhjetëra urime kanë mbërritur në adresën e Besnikut ditën e sotme, duke ia zbukuruar ditën, por me siguri urimin me të veçantë e ka marrë nga partnerja e tij, moderatorja dhe aktorja, Jonida Vokshi. Përmes një postimi në rrjete sociale, ajo uron bashkëshortin e saj në këtë ditë të bukur me disa fjalë zemre.

‘Babalusha të duam sa qielli, sa deti ne të dyja. Gëzuar ditën e lindjes’ – shkruan Jonida në foton e publikuar në Instagram, ku shihet në bregdet në praninë e partnerit dhe bekimit të tyre, vogëlushes Emi.

Kujtojmë që së shpejti, Jonida Vokshi do të jetë moderatorja e reality show-t në Kosovë, ‘Big Brother VIP’, krah Alaudin Hamitit. Ajo ka dhënë disa intervista, duke zbuluar edhe disa detaje rreth këtij programi.

You may also like