Partizani zyrtarizon goditjen e janarit

by admin
Spread the love

Xhuliano Skuka “rikthehet në shtëpi”, kështu nis prezantimi i Partizanit për huazimin e sulmuesit, i cili për 6 muaj do të riveshë sërish fanellën e të kuqve.

Klubi I kuq dhe Metz kanë arritur marrëveshjen mes tyre për huazimin e sulmuesit 25 vjeçar te kampionët.

Sulmuesi 25-vjeçar do të bashkohet sërish me Partizanin, skuadër ku spikati gjatë vitit 2022, duke shënuar 19 gola në 37 ndeshje, para se të transferohej në janarin e vitit të kaluar te francezët e Metz.

Pikërisht këta të fundit kanë pronësinë e kartonit të Skukës.

Në gjysmën e parë të këtij sezoni Skuka ishte i huazuar te sllovenët e Maribor, ku nuk arriti të lërë gjurmë, teksa tashmë me rikthimin te Partizani, do të provojë të rigjejë formën e tij më të mirë.

Nga ana tjetër “të kuqtë” shtojnë një tjetër “armë të fortë” në organikë, që mund të rezultojë mjaft e rëndësishme në betejën për të mbrojtur titullin kampion.

You may also like