Partizani zhgënjen në miqësore, Bylisi mposht thellë “të kuqtë” në Pogradec

by admin
Spread the love

Partizani zhgënjen në miqësoren që ka zhvilluar në Pogradec përballë Bylisit. “Të kuqtë” e Dritan Mehmetit janë mposhtur 3-0 nga mallakastriotët që këtë sezon rikthehen të luajnë në Superiore.

Pjesa e parë ka qenë e luftuar, por kanë munguar rastet për shënim dhe është mbyllur me porta të paprekuara 0-0.

Në fraksionin e dytë të lojës, Bylisi luan më mirë dhe arrin të zhbllokojë sfidën me Kamara. Partizani nuk është në gjendje të reagojë dhe ballshiotët dyfishojnë shifrat me Abazaj. Kaçorri shënon 2 minuta para përfundimit të takimit golin e tretë të Bylisit, duke vulosur përfundimisht fatin e kësaj ndeshjeje.  / Oversport.tv

You may also like