Partizani mendon të forcojë sulmin, në skenë del emri i ish-lojtarit të Kombëtares

by admin
Spread the love

Partizani e mbylli këtë vit kalendarit të “Abissnet Superiore” në vendin e parë dhe tashmë sfidat do të rikthehen në janar. “Demat” përveç kampionatit i kanë sytë edhe nga merkato ku drejtuesit po kërkojnë të përforcojnë ekipin.

Dy objektiva të të kuqve janë në repartin e sulmit, ku bujë ka bërë emri i Eros Grezdës. Sipas asaj që raporton “Panorama Sport”, ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare është një nga objektivat e “Demave”. Aktualisht Grezda aktivizohet në Turqi tek ekipi i Mansias.

Një tjetër emër që po synohet nga drejtuesit e Partizanit është edhe Eraldo Çinari i cili mund të rikthehet te të kuqtë pas aventurës së tij me Samsunspor. Palët janë në diskutime prej javësh, por ende nuk është marrë një vendim përfundimtar. /oversport.tv

You may also like