Partizani i pamposhtur në sezonin e rregullt

by admin
Spread the love

Është mbyllur sezoni i rregullt i kampionatit të volejbollit për meshkuj, me Partizanin në vendin e parë të Superligës pas javës së 14-të me 14 fitore. Të kuqtë fituan sot 3-2 ndaj Erzenit (25-16, 25-19, 21-25, 23-25, 15-10), në një ndeshje me rivalitet.

Kryeqytetasit kaluan në një avantazh të dyfishtë, por më pas u arritën nga shijakasit. Gjithsesi, në setin finale Partizani ka epërsi e fiton me meritë, por duke lënë në këtë ndeshje pikën e parë sezonale

Tirana kampione fitoi 3-0 në Korcë ndaj Skënderbeut (32-30, 25-22, 25-17), në një takim që dhuroi mjaft emocione, sidomos në dy setet e para. Tri pikë të rëndësishme për bardheblutë, që ngjiten në vendin e tretë në renditje.

Po 3-0 fiton edhe Studenti, që mundi Teutën në Durrës (25-13, 25-19, 26-24), me vendasit që e rritën nivelin nga seti në set, por jo mjaftueshëm për të fituar. Në katërshe qëndron Vllaznia, që në fushën e saj mundi 3-1 Elbasanin (25-16, 20-25, 25-14, 25-15).

Superliga-Meshkuj, java e 14-të

Vllaznia – Elbasani, 3-1

Teuta – Studenti, 0-3

Skënderbeu – Tirana, 0-3

Erzeni – Partizani, 2-3

Renditja: Partizani 41 pikë, Erzeni 31 pikë, Tirana 27 pikë, Vllaznia 26 pikë, Studenti 23 pikë, Skënderbeu 10 pikë, Elbasani 9 pikë, Teuta 1 pikë.

You may also like