Partizani do goleador, kontakton legjendën e Shkëndijës së Tetovës

by admin
Spread the love

Partizani është në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ardhshëm dhe ka nisur nga puna për ta gjetur atë sa më shpejt.

“Demat e kuq” kanë nxituar të kontaktojnë një emër të lakuar shumë në kampionatin tonë, sulmuesin Besart Ibraimi.

Rekordmeni i golave me Shkëndijën e Tetovës ishte pjesë e Xanthi këtë sezon. Në ligën e dytë greke ai luajti 13 ndeshje në kampionat dhe shënoi 4 herë.

Skuadra e tij nuk ia doli të ngjitej në Superleague dhe tani Ibraimi ka si opsion të veshë fanellën e Partizanit.

35-vjeçari ka një karrierë të pasur, pasi ka luajtur edhe në Bundesliga pak ndeshje me Schalke 04. Gjithashtu Ibraimi është aktivizuar në elitën e futbollit ukrainas dhe qipriot. / oversport.tv

Foto: KF Shkendija, Facebook

You may also like