Partitë zbarkojnë në terren – takime publike e të fshehta?! – Shqip

by admin
Spread the love

ASH-ja DO TË FORMOJË EKIPIN NEGOCIUES PËR HYRJE NË QEVERI  

Kryesia e Aleancës për Shqiptarët, sot me fillim në ora 17:00 në zyrat qendrore të partisë në Tetovë, do të mbajë mbledhjen e radhës në të cilën mes tjerash do të diskutojë për zhvillimet politike.

Në këtë mbledhje në rend dite, sic njofton KlanM, do të jetë edhe vendimi i Kuvendit Qеndror për formimin e ekipit negociues – thuhet në njoftimin e ASH-së.

Mbledhja vjen pas Kuvendit Qendror të ASH-së që u mbajt të shtunën në Kumanovë, ku u miratua vendimi që Kryesia të formojë ekipin që do të negociojë për hyrjen eventuale të partisë në koalicionin qeveritar.

Alternativa, si pjesë e koalicionit qeveritar, sic percjell KlanM, ka shprehur rezerva për hyrjen e ASH-së në Qeveri, duke vlerësuar se roli I saj do të ishte amortizimi i ndasive në BDI.

Gjatë kësaj jave është realizuar një takim mes kryeministrit Kovaçevski dhe kreut të BDI-së, Ali Ahmeti me kryetarin e Alternativës, Afrim Gashi. Takimi është realizuar brenda zyrave të Qeverisë.

Sipas informacioneve të Klan Maqedoni, Gashit i është kumtuar se nuk do të udhëheqin me Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa në dilemë mbetet edhe Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë.

Fundjavën e kaluar Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Zeqirija Ibrahimi kishte realizuar takim me nënkryetarin e BDI-së dhe njërin nga drejtuesit e “Grupit të zjarrit”, Izet Mexhitin. Takimin për KlanM e konfirmoi vet Ibrahimi, i cili mes tjerash tha se kishin biseduar për zgjerimin e shumicës.

Lëvizje shënohen edhe në koalicionin që drejtohet nga LSDM-ja. Mbrëmë, sic njofton KlanM, në darkë pune, Kryeministri dhe lideri I LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, ka thirrur kryetarët e partive jashtëparlamentare partner koalicionit të socialdemokratëve. Sic thotë Kovaçevski në postimin në Facebook, është biseduar për realizimin e programit qeveritar si dhe për masat dhe politikat për mbështetje të qytetarëve në kohë të krizës ekonomike dhe energjetike por edhe për të ardhmen evropiane të vendit si prioritet kryesor. /KlanMacedonia/

You may also like