Parregullsi me bilancin e 2022-shit, Juventusi sërish në lupën e drejtësisë. Prokuroria e Romës nis hetimet

by admin
Spread the love

Juventusi duket se është sërish në telashe. Pas pezullimit me 10 pikë sezonin e kaluar, ndaj bardhezinjve është hapur një tjetër hetim.

Këtë herë është prokuroria e Romës, që ka njoftuar se po heton për parregullsi me bilancin e vitit 2022 dhe manovrat me pagat, nga ana e klubit bardhezi.

Bëhet fjalë për manovra të kryera nga ish-drejtuesit e Juventusit, të cilët janë dënuar tashmë. Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për një fazë të parë të hetimeve, teksa vetëm muajt e ardhshëm do të mund të shihet nëse shkeljet mund të kenë apo jo pasoja në aspektin sportiv të Juventusit.

PANORAMASPORT.AL

You may also like