Parku Kombëtar “Mali Sharr” – komunat nuk mbledhin mbeturinat! – Shqip

by admin
Spread the love

Me shkrirjen e borës në sipërfaqe kanë dalë mbeturinat masive në rajonin e Malësisë së Sharrit.

Nga Parku Kombëtar “Mali Sharr” thonë se situatë më e rëndë paraqitet në Komunat Tetovë, Vrapçisht, Bogovinë, Tearcë dhe Jegunovcë. Sipas tyre, ndërmarrjet komunale nuk grumbullojnë mbeturinat dhe ato përfundojnë nëpër lugina, lumej dhe livadhe.

Kanë reaguar nga Komuna e Tetovës. Sipas tyre, kompetencat për pastrimin e mbeturinave në Malin Sharr i kanë Ministria e Ekologjisë dhe “Parku Kombëtar”. Komuna e Tetovës, sic thonë, ka për detyrë pastrimin e mbeturinave në komunë dhe fshatrave përreth”, thotë Ibrahim Deari nga PK Mali Sharr.

Ndërkohë, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor përmes Buxhetit në kuadër të Programit për Investime në Mjedis për vitin 2024, për herë të parë siguron mbështetje direkte financiare për të katër parqet kombëtare në vlerë prej 20.000.000 denarë” njoftoi ministrja Shukova në takimin e sotëm të punës me drejtorët e parqeve kombëtare.

Në konkursin që është aktiv deri më 19 shkurt, Ministria dha udhëzime për aktivitetet që do të financohen për të mbështetur jo vetëm në mënyrë financiare parqet kombëtare, por edhe për motivimin dhe drejtimin e tyre drejt aplikimit të sistemeve të menaxhimit të qëndrueshëm në zonat e mbrojtura në të cilat natyra do të jetë në harmoni me nevojat e njerëzve dhe komuniteteve lokale./tvklan.mk

You may also like