PARIS – Sanchez: Rritja e ndihmës për Ukrainën arma më efektive kundër Putinit

by admin
Spread the love

PARIS, 27 shkurt /ATSH-ANSA/- Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez theksoi rëndësinë e rritjes së ndihmës financiare dhe ushtarake për Ukrainën, por duke ruajtur unitetin evropian dhe transatlantik, në Konferencën për ndihmën ndaj Ukrainës dje në Paris, në përvjetorin e dytë të agresionit rus.

“Uniteti ishte dhe është arma më efektive kundër Putinit, ndaj miratimi i masave të reja duhet të lindë nga konsensusi dhe debati midis të gjithë aleatëve”, tha Sanchez.

Madridi ka mbështetur Fondin e ri të Ndihmës për Ukrainën, i cili ofron mbështetje të parashikueshme dhe të qëndrueshme.

“Gjithashtu, mbetet urgjente rritja e kapaciteteve industriale evropiane për të përmbushur angazhimin për të dërguar municione dhe pajisje, si dhe për të ndihmuar Ukrainën për të zhvilluar aftësitë e saj”, tha kryeministri spanjoll.

Sanchez kërkoi mbështetje për formulën e paqes të presidentit ukrainas Zelenzky për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, sipas parimeve ndërkombëtare të Kartës së Kombeve të Bashkuara. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like