PARIS – ”Reporterët pa Kufij” i bëjnë thirrje ICC-së të hetojë vdekjet e gazetarëve në Gaza

by admin
Spread the love

PARIS, 1 nëntor /ATSH-DPA/ – ”Reporterët pa Kufij” (RSF) i kanë bërë thirrje Gjykatës Ndërkombëtare Penale që të hetojë krimet e luftës në lidhje me vdekjen e gazetarëve gjatë luftës në Gaza.

Organizata, e cila mbron lirinë globale të medias, është veçanërisht e shqetësuar me tetë gazetarë palestinezë të vrarë në sulmet ajrore në Gaza dhe një reporter izraelit të vrarë ndërsa mbulonte sulmin e Hamasit në kibucin e tij më 7 tetor.

“Shkalla, serioziteti dhe natyra e përsëritur e krimeve ndërkombëtare që synojnë gazetarët, veçanërisht në Gaza, kërkon një hetim prioritar nga prokurori i ICC-së”, tha sekretari i përgjithshëm i RSF, Christophe Deloire.

Është hera e tretë që nga viti 2018 që RSF i ka bërë thirrje gjykatës të hetojë krimet e dyshuara të luftës të kryera kundër gazetarëve palestinezë në Gaza.

Kryeprokurori i ICC-së, Karim Khan, kishte treguar të dielën se gjykata po hetonte krimet e mundshme si nga Izraeli ashtu edhe nga lëvizja islamike Hamas, e cila sundon Gazën.

Khan u ka kërkuar gjithashtu organizatave joqeveritare që të ofrojnë prova të mundshme në gjykatë.

Gjykata penale me bazë në Hagë ka hetuar Hamasin dhe Izraelin për krime të dyshuara lufte në Gaza që nga viti 2021.

Izraeli nuk e njeh gjykatën.

Në vitin 2021, gjykata vendosi se ka juridiksion mbi Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like