PARIS – Babis takon Macron tre ditë përpara zgjedhjeve presidenciale çeke

by admin
Spread the love

PRAGË, 10 janar /ATSH-DPA/- Vetëm tre ditë përpara fillimit të zgjedhjeve presidenciale çeke, kandidati presidencial dhe ish-kryeministri, Andrej Babis zhvilloi sot një vizitë në Paris, ku u takua me presidentin francez,Emmanuel Macron.

“Takimi zgjati rreth 40 minuta, më interesonte mendimi i tij për t’i dhënë fund luftës luftës në Ukrainë dhe sigurisht zgjidhjen e krizës energjetike në Evropë. Ne diskutuam të gjitha temat aktuale dhe axhendën evropiane”, tha Babis në Twitter.

E përjavshmja çeke “Respekt” kritikoi takimin, duke thënë, cilado qoftë arsyeja, Macron po ndërhyn në zgjedhjet presidenciale çeke me audiencën e tij.

Babis u lirua nga akuzat për mashtrim ku përfshiheshin subvencionet e BE-së, të hënën në një gjyq të profilit të lartë.

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Republikën Çeke është planifikuar të zhvillohet të premten dhe të shtunën.

Sipas agjencisë së sondazheve “Ipsos”, Babis pritet të marrë 28,6% të votave, por nuk do të arrijë një shumicë absolute, duke kërkuar kështu një balotazh.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like