Parimet e prindërimit të Kylie Jenner duken vërtet shumë të mira

by admin
Spread the love

Më e vogla e familjes Kardashian, Kylie Jenner, ka pasur rastin të mësojë nga eksperiencat e kaluara të motrave të saj dhe na ka treguar se ka një avantazh kur bëhet fjalë për rritjen e Stormit.

Më poshtë ju tregojmë më shumë rreth stilit të prindërimit të Kylie.

1. Kylie lejon që vajza e saj të hajë ëmbëlsirat dhe të ketë një dietë të ekuilibruar

Kylie nuk e ka problem ta lërë vajzën e saj Stormi të hajë karamele herë pas here. Kjo nuk do të thotë se ajo e lë Stormin të hajë të gjitha ëmbëlsirat kur të dojë, por përkundrazi zgjedh një dietë më të ekuilibruar.

2. Mjedisi pa mikrobe

Sa herë që është e mundur, Kylie preferon të organizojë të gjitha festat dhe mbledhjet me miqtë e Stormit në shtëpinë e saj, duke bërë një përjashtim për motrat e saj. Kjo është për të ruajtur një mjedis pa mikrobe. Higjiena është e rëndësishme për Kylie, madje ajo ka maska në shtëpi në rast se dikush ka nevojë ta vendosë një të tillë.

3. Ushtron vetëdisiplinë tek Stormi

Travis Scott e përkufizon prindërimin e Kylie si një stil më “natyror” në të cilin ata inkurajojnë vajzën e tyre të praktikojë vetëdisiplinën. Stormi lejohet të marrë vendime, duke menduar për atë që është e drejtë dhe më e mira për të. Në situata të tilla si zgjedhja e një ore për të shkuar në shtrat, Stormi tashmë e di se është më mirë të shkosh në shtrat herët, dhe ajo e bën vetë.

4. Kylie nuk e lejon vajzën e saj të shikojë  televizor

Kyle dhe Travis e dinë se kalimi i tepërt i kohës para ekranit mund të jetë i dëmshëm në planin afatgjatë. Kjo është arsyeja pse ata nuk e lejojnë Stormin të ulet dhe të shikojë TV gjithë ditën.

5. Respekton privatësinë e saj

Sidomos në muajt e saj të parë si e porsalindur, Kylie ishte shumë e kujdesshme ndaj privatësisë së Stormit. Ajo nuk do linte askënd ta fotografonte. Sa herë që kishte një vizitë në shtëpinë e saj, ajo u kërkonte vizitorëve të linin telefonat e tyre te dera, në mënyrë që të mos mund të bënin një foto të vajzës së saj.

6. Ajo gjen kohë për t’i rregulluar flokët Stormit

Edhe me një orar të ngarkuar, Kylie gjen kohë për t’i rregulluar flokët Stormit.

7. Kylie e kujton gjithmonë vajzën e saj të jetë e përulur.

Edhe kur Stormi udhëton me avionë privatë dhe vesh rroba të stilistëve të famshëm, nëna e saj vazhdimisht i kujton asaj që të qëndrojë me këmbë në tokë. Kylie vazhdimisht i mëson vajzës së saj që të qëndrojë e përulur dhe mirënjohëse për gjithçka që ka.

8. Ajo arrin të kalojë kohë me Stormin dhe të drejtojë biznesin e saj

Kylie nuk largohet kurrë nga Stormi për më shumë se 24 orë. Ajo e di se sa e vlefshme është të kalosh kohë me fëmijën, kështu që edhe kur është në tapetin e kuq ose kur drejton biznesin e saj, ajo merr Stormin me vete. Ka edhe një dhomë lojrash për Stormin në zyrën e Kylie.

9. Bashkëprindërimi

Statusi i marrëdhënies mes Kylie Jenner dhe Travis Scott është një mister, por diçka që mund të konkludojmë me siguri është se ata e kanë trajtuar shumë mirë bashkëprindërimin. Ata të dy kujdesen për Stormin dhe e lejojnë atë t’i ketë të dy prindërit ndërsa rritet edhe pse për një kohë ishin të dy të ndarë.

10.  Kylie i mëson Stormit për pranimin e trupit

Të jesh vazhdimisht në qendër të vëmendjes së Hollyëoodit mund të mos jetë e lehtë, dhe që në moshë shumë të re, Kylie i mëson vajzës së saj pranimin e trupit dhe dashurinë për veten. Duke ardhur nga një familje ku ata njihen kryesisht për bizneset e tyre të bukurisë dhe modës, Kylie kërkon të bëhet modeli i vajzës së saj duke e inkurajuar që ta dojë veten ashtu siç është./revistawho.com

You may also like