Parashikon edhe El Clasico-n: Fitojmë 1:3 kundër Real Madrid me golin tim

by admin
Spread the love

Yamal është një prej yjeve më të rinj të Barcelonës që shihet me pritshmëri të madhe për të kapur nivelet më të larta në futboll. Megjithatë ka ende kohë dhe është ende herët për të folur për këtë 17-vjeçar.

Ajo që vihet re është vetbësimi i tij i lartë. Në ndeshjen çerekfinale mes PSG dhe Barcelonës, Yamal u shpreh se ndeshja do të përfundonte 0:1 dhe golin do ta shënonte vetë.

Në të vërtetë Barcelona fitoi në atë takim, 2-3, por Yamal nuk shënoi dhe u largua nga fusha në minutën e 61.

Gjithashtu PSG e eliminoi Barcelonën në Champions League në takimin e kthimit.

Megjithatë Yamal beson se tani do të gjejë rezultatin e El Clasico, atje ku Barcelona do të përballet në transfertë me Real Madridin. “

Barcelona do ta fitojë këtë ndeshje 1-3 dhe një gol do ta shënoj unë”, tha sërish Yamal.

You may also like