Parandalohet kontrabanda e ilaçit “Tramadol” në Tabanoc, ndalohet një shtetas i RMV-së

by admin
Spread the love

Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se është parandaluar kontrabanda me ilaçe “Tramadol” në pikën kufitare “Tabanoc”.

Është parashtruar kallëzim penal ndaj shtetasit të Maqedonisë së Veriut, i cili po udhëtonte me autobus nga RMV në Danimarkë.

“Në momentin kur autobusi ishte vendosur në një skaner mobil, ku secili nga pasagjerët kishte nxjerrë bagazhin e tij personal nga autobusi, pasagjeri tentoi ta shfrytëzojë momentin dhe çantën e hodhi mbi rrethojën me tela të terminalit doganor në “Tabanoc”. Ai në këtë rast është vënë re nga njëri prej inspektorëve, pas çka është dërguar menjëherë për kontroll të detajuar.

Në bagazhin e tij personal, në mëngët e këmishave, në këmbët e xhinseve dhe në çorapet e tij janë gjetur gjithsej 359 lenta me nga 10 pilula “Doreta” që përmbajnë 75 mg hidro

MARKETING



You may also like