Parada e Shqiptarëve në Tiranë – Shqip

by admin
Spread the love

Për herë të parë në Tiranë mbahet Parada e Shqiptarëve me rastin e 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Me pjesëmarrjen e mijërave shqiptarëve nga të gjitha trojet, parada ka mbledhur mbi 200 ansamble popullore.

Takimi i parë nisi tek sheshi “Nënë Tereza” për të ju bashkuar të gjithëve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” e deri tek sheshi “Skënderbej” në përfundim, që do të finalizohet me ngritjen ceremoniale të flamurit shqiptar.

47 kryetarë komunash arbëreshe janë gjithashtu të pranishëm në këtë paradë, të cilët vijnë për herë të parë për të festuar.

Në mbrëmjen e 28 Nëntorit, do të mbahet “Festivali i Gjirokastrës” në sheshin “Skënderbej”, ku do të jetë një shfaqje gjigante dhe një pjesëmarrje masive. /tvklan.al

You may also like