Paraburgim për Sefer Nasufin, që plagosi shefin e policisë së Strugës

by admin
Spread the love

Gjykata e Strugës ka shqiptuar masë paraburgimi 30 ditësh për Sefer Nasufin, i cili të premten plagosi shefin e policisë së Strugës Dritan Ajro.

Sefer Nasufi, 44 vjeç, nga fshati Veleshtë i Strugës ngarkohet me veprën penale tentim për vrasje.

Ja si ndodhi incidenti?

Derisa shefi i policisë ishte në veturën e tij, Nasufi e ka parakaluar në afërsi të Qendrës mjekësore në Strugë dhe e ka parkuar makinën paralelisht me të.

Fillimisht ka filluar t’i bërtiste dhe ta kërcënonte me armë se do ta vriste, duke akuzuar shefin e policisë se ka dërguar vazhdimisht policë për ta ndjekur. I dëmtuari ka dalë nga automjeti dhe mes tyre ka ndodhur një përleshje e shkurtër fizike, pas së cilës kalimtarët i kanë ndarë. Viktima ka hipur në veturë për të thirrur policinë, por në atë moment i dyshuari ka parkuar veturën pas tij, ka dalë me thikë në dorë dhe e ka prerë nën nofullën e poshtme në drejtim të qafës, me gjatësi 11 dhe thellësi prej 5 centimetrash. Menjëherë është larguar nga vendi i ngjarjes. Ky ka qenë versioni zyrtar i Prokurorisë për incidentin.

You may also like