Para ndeshjes ndaj Barcelonës, Ten Hag shihet në tavolinë me Alex Ferguson – Shqip

by admin
Spread the love

Ten Hag ka pasur një takim me Sir Alex Ferguson përpara ndeshjes së madhe të Manchester United me Barcelonën të enjten.

Dyshja u panë në bisedë të thellë gjatë darkës në restorantin Cibo në Wilmslow të martën mbrëma. Ferguson është një admirues i madh i Ten Hag dhe asaj që ai ka bërë për klubin që kur mori drejtimin në verë. Ai beson se holandezi ka marrë kontrollin e ekipit dhe skuadrës, duke arritur rezultate pozitive, raporton TuttoMercatoWeb, përcjell Klankosova.tv.Paparacët kanë fotografuar dyshen e njohur dhe thuhet se trajneri holandez i ka kërkuar ide dhe këshilla në prag të ndeshjes së kthimit ndaj Barcelonës në Europa League.

You may also like