Paqe me Armando Brojën apo strategji? Zbulohet plani i Edi Rejës

by admin
Spread the love

Pranvera duket se ka shkrirë akujt edhe mes trajnerit Edoardo Reja dhe Armando Broja. Të paktën kjo gjë mund të kuptohet nga prezenca e sulmuesit të Kombëtares shqiptare në listën e grumbullimit për dy ndeshjet miqësore.

Kujtojmë që raporti nuk ishte më i miri në muajin nëntor, kur Shqipëria luajti me Anglinë dhe Andorrën, kur mbylli eliminatoret e Botërorit. Sulmuesi i Sauthempton kërkonte të luante titullar, ndërsa trajneri italian e çoi në tribunë për shkak se nuk ishte stërvitur aq sa duhet edhe prej dëmtimit fizik.

Por ndoshta 6 golat e shënuar në Premier Ligë e kanë bërë trajnerin të reflektojë dhe ndoshta t’i japë një rol vendimtar në këtë periudhë ku do të përgatitet skuadra për eliminatoret e Europianit. Sigurisht që Broja është një futbollist shumë i rëndësishëm për kuqezinjtë dhe çdo javë po shkëlqen në Premier Ligë.

Ky është versioni më i mirë i mundshëm dhe që do t’u shërbente të gjitha palëve për të lënë pas krahëve zënkat dhe mosmarrëveshjet.

Ekziston edhe një version tjetër. Trajneri italian, si një ujk i vjetër mund të jetë treguar politikisht korrekt për ta pasur lojtarin në listë sepse mungesa e tij do të ishte një autogol i madh. Në këtë mënyrë ai ia kalon topin 20-vjeçarit.

Burime brenda Kombëtares kanë treguar se lojtari ka pasur një ide për të mos ardhur më në grumbullim sa të jetë Reja trajner. Tani mbetet për t’u parë nëse do të paraqitet në grumbullim në Spanjë. Për të gjithë do të ishte më mirë versioni i parë… / oversport.tv

You may also like