Papa Françesku vazhdon vizitën në Portugali, lutet për paqe në botë

by admin
Spread the love

Papa Françesku vizitoi faltoren e shenjtë katolike të Fatimës në Portugali të shtunën, duke u lutur për paqen botërore para rreth 200,000 vetëve të mbledhur në vendin ku sipas kishës, Shën Mëria iu shfaq tre barinjve të vegjël në vitin 1917.

Papa 86-vjeçar nuk mbajti një fjalë që ishte parashikuar në programin e vizitës së tij dy-orëshe në faltoren me famë botërore në veri të Lisbonës, dhe që pritej të ishte aktiviteti më i rëndësishëm i ditës.

Nuk dukej se heqja e fjalimit nga programi ishte e lidhur me ndonjë problem shëndetësor dhe zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni tha se Papa shpesh i ndryshon planet në përputhje me rrethanat.

Françesku ka shkurtuar disa fjalime ose ka zgjedhur të flasë spontanisht që kur filloi udhëtimin në Portugali të mërkurën.

Më pas, në llogarinë e Françeskut në platformën X, të njohur më parë si Twitter, Vatikani publikoi një pjesë të fjalimit të palexuar, i cili para udhëtimit ishte paraqitur nga mediat e Vatikanit si një apel për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Më pas Ati i Shenjtë përshëndeti një nga një dhjetëra njerëz duke kaluar mes turmës. Ai ndaloi shpesh për të përkëdhelur foshnjat dhe për të folur me të sëmurët dhe më pas shkoi me helikopter në aktivitetin tjetër që kishte në program gjatë vizitës së tij pesë-ditore në Portugali.


Top Channel

You may also like