Papa Françesku i sëmurë, Ati i Shenjtë vuan nga ftohja – Shqip

by admin
Spread the love

Dy javët e fundit shëndeti i Papa Françeskut ka qenë një problem i cili po evidentohet gjithnjë e më shumë në daljet e tij publike. Ati i Shenjtë nuk kishte fuqi as të lexonte mesazhin e tij të plotë gjatë një aktivitei në sheshin e “Shën Pjetrit”, por u ndihmua nga një asistent për të lexuar tekstin e përgatitur.

87-vjeçari i bëri të ditur audiencës se ende vuante nga ftohja. Në fund të aktivitetit ai përshëndeti disa nga besimtarët dhe u lut për paqe në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme.

Gjatë muajve të fundit, Atit të Shenjtë iu desh të anulonte disa aktivitete përfshirë një udhëtim në Dubai për shkak të problemeve shëndetësore, gjë që së fundmi ka ngritur shqetësime mbi aftësinë e tij për të vazhduar drejtimin e Kishës Katolike.

Në Qershor të vitit të kaluar Ati i Shenjtë iu nënshtrua një operacioni për hernie ku kaloi 9 ditë në spital.

Klan News

You may also like