Pankina e Milanit/ Konfirmimi, ja si Stefano Pioli mund ta bindë Kardinalen

by admin
Spread the love

“Tuttosport” ka anzlizuar Milanin dhe në veçanti Stefano Piolin. Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, trajneri ka një këmbë jashtë “Milanello”-s, por, falë një ecurie të shkëlqyer në Ligën e Evropës dhe përfundimit në mesin e katër më të mirëve në kampionat, ai mund t’i kthejë gjërat në rregull dhe të bindë Xherri Kardinalen të fokusohet përsëri tek ai.

Objektivi parësor është gjetja e vazhdimësisë në kampionat. Trendi i sezonit, mbetet shumë negativ për teknikun kuqez, pas vetëm pesëmbëdhjetë ditësh kampionat, Milani e gjen veten 9 pikë prapa liderit Inter, por ende ruajnë një epërsi prej 4 pikësh ndaj ekipeve të vendit të katërt.

Kjo situatë nuk do të ishte kartëvizita ideale për Kardinalen, i cili pas shkarkimeve të Masarës dhe Maldinit, i dha çelësat totale të skuadrës. Pioli duhet të rifitojë besimin e pronarëve dhe, bashkë me të, mundësinë për të vazhduar karrierën e tij te kuqezinjtë.

PANORAMASPORT.AL

You may also like