Pamjet nga operacionet e kërkim shpëtimit në Kinë, fëmijë të mbetur nën rrënoja

by admin
Spread the love

Pamje të tjera kanë dalë nga operacionet e kërkim shpëtimit në Gansu të Kinës, aty ku tërmeti i fuqishëm ka vrarë të paktën 118 persona deri më tani.

Ushtarët që janë përfshirë në operacion, nxjerrin të moshuarit dhe fëmijët në Shijishan, në qarkun Linxia të Gansu’s – epiqendra e tërmetit.

Sikurse duket në pamjet e transmetuara nga AFP, shumë prej banesave janë rrënuar, ndërsa qytetarët kanë ndezur zjarre për t’i mbijetuar të ftohtit.

Tërmeti me magnitudë 6.2 goditi provincën malore Gansu rreth mesnatës të së hënës, duke tronditur gjithashtu edhe Qinghain fqinj. Vdekjet mund të rriten, ndikuar edhe nga kushtet e motit ku temperaturat shënojnë 15 gradë C.


Top Channel

You may also like