Pamjet e rënda, tifozi sulmon me kamxhik futbollistin pas ndeshjes

by admin
Spread the love

Abderrazak Hamdallah, i cili luan për Al Ittihad, i cili humbi nga Al Hilal në Superkupën e Arabisë Saudite, është sulmuar me kamxhik nga një tifoz.

Al Hilal i Jorge Jesus mundi 4-1 Al Ittihad në Superkupën e Arabisë Saudite.

Pas ndeshjes, futbollisti i Al Ittihad, Abderrazak Hamdallah është sulmuar me kamxhik. Kur lojtari maroken hodhi ujë drejt tribunës, një tifoz në tribunë sulmoi lojtarin me kamxhik në dorë.

احسن تستاهل .. ليش ترشق عليه ماء؟ pic.twitter.com/kWk0ziN0Mq

U desh bashkëlojtarët të futen në mes ta largojnë futbollistin që ‘hante dajak’ nga tifozi.

Është rasti i radhës i çuditshëm që vjen nga Arabia Saudite, që në dy vitet e fundit ka investuar miliarda për të rritur futbollin në vend.

Për Al Ittihad luan Karim Benzema i cili gjatë dimrit kishte probleme me klubin arab.

You may also like