Pallati i kthyer në Ferr! Tragjedi në Spanjë, blloku i apartamenteve përfshihet nga flakët, raportohet për 18 të vdekur

by admin
Spread the love

Një bllok apartamentesh në Valencia të Spanjës ku banonin rreth 400 banorë, u përfshi nga flakët mbrëmjen e djeshme (22 shkurt) duke shkaktuar 4 të vdekur dhe 14 të zhdukur të cilët dyshohet se kanë ndërruar jetë, por trupat e tyre nuk janë gjetur ende.

Daily Mail shkruan se mes 14 personave të cilët dyshohet se kanë vdekur, ka edhe turistë të huaj. Kryebashkiaku i Valencias Maria Jose Catala tha se informacioni për personat e zhdukur ka ardhur nga të afërmit e tyre të cilët nuk kanë mundur ende të komunikojnë me ta dhe të gjitha gjasat janë që të kenë ndërruar jetë.


Zjarrfikësit kanë pranuar se nuk presin të gjejnë të gjallë askënd të bllokuar nga flakët brenda ndërtesës, duke rritur frikën se numri përfundimtar i të vdekurve mund të jetë mbi 18.

Ndërkohë, 14 persona kanë mbetur të plagosur, nga të cilët vetëm 6 ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Kryeministri i Spanjës është nisur drejt vendngjarjes ku pritet të mbërrijë rreth mesditës së sotme.


Top Channel

You may also like