Pallatet e braktisura të diktatorëve afrikanë që më parë mbusheshin me diamante, vepra arti dhe haviar (fotot)

by admin
Spread the love

Roje ushtarake ende ruajnë me fanatizëm pallatet luksoze të disa prej diktatorëve të shkuar afrikanë, tashmë të braktisur e të rrënua prej dekadash.

Dikur të mbushur me diamantë, para dhe objekte të tjera luksi ekstrem, tashmë shumë prej tyre nuk janë më në gjendje të presin diktatorët.

Kocka krokodolësh dhe dhe sundukë me diamantë ishin gjetur në to pas përmbysjes së diktatorëve, të cilët kishin ndërtuar sipas egoizmit të vet vendet e tyre të relaksimit.

Sot ato shërbejnë vetëm si një kujtesë e lakmisë, korrupsionit dhe brutalitetit të liderëve egoistë që si në Afrikë dhe në të gjitha vendet e botës shpenzonin paratë e perfituara nga populli për kotësinë dhe makutërinë e tyre, shkruan rrjeti britanik The Sun.

Një prej tyre është padyshim pallati rrënuar i Kawele thellë në pyjet e Republikës Demokratike të Kongos, që tashmë mezi mbahet në këmbë.

Ai i përkiste diktatorit famëkeq Mobutu Sese Seko që sundonte kur vendi quhej Zaire, duke e kthyer në mbretërinë e tij për 32 vjet deri në fund të viteve 90’të.

Mobutu kishte urdhëruar shërbëtorët e tij të ndërtonin dy pallate të tilla me mermer italian dhe mobilje antike franceze, shandelier venecianë dhe ekzagjerime të tjera artistike.

Qilarët e tij ishin të mbushur me shampanjë rozë dhe verëra të tjera elitare, ndërsa rreth 1,000 anëtarë stafi me uniforma punonin për të mbajtur impjantet në gjendje të përkryer.

Megjithë ekzagjerimet personale dhe ato të politikës, të ftuar këtu kishte presidentë e biznesmenë të njohur në bote, madje dhe Papa John Paul II ka qëndruar disa dite aty.

Ish-diktatori u dëbua nga Zaire në 1997 dhe shkoi në Marok, nga forcat e drejtuesit rebel Laurent Désiré Kabila i cili formoi aty RD të Kongos.

Por largimi i Mobutu solli dhe largimin e biznesit e parasë në këtë fshat duke e zbrazur atë dhe kthyer në një zonë te braktisur, me projekte të pambaruara e makineri të kalbura.

Një tjetër prej këtyre liderëve autoritarë ishte Jean-Bédel Bokassa i Republikës Qendrore Afrikane , i cili përveç vilave gjigante ka ndërtuar dhe statuja të vetes, tashmë të përfshira dhe ato nga bimësia dhe shkatërrimi.

Bokassa kishte ndërtuar për vete një kështjellë me 52-dhoma e një pishinë gjigante, që tashmë janë braktisur për rënies nga pushteti të të zotëve.