Pala serbe t’i ndalojë provokimet, sovraniteti territorial i Kosovës – i paprekshëm – Shqip

by admin
Spread the love

Thellësisht i shqetësuar për situatën e tensionuar në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, është shprehur kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

Përmes një reagimi me shkrim, Ahmeti thotë se e dënon ashpër aktin e kidnapimit të policëve të Kosovës sot nga forcat speciale të Serbisë dhe shton se pret lirimin e menjëhershëm të tyre.

“Pala serbe duhet t’i ndalojë provokimet menjëherë dhe të dyja palët të ulen urgjentisht në tavolinën e bisedimeve dhe me ndërmjetësimin e aleatëve tanë, bashkësisë euro-amerikane, t’i japin fund kontestit shumëvjeçar përmes njohjes së ndërsjelltë. Integriteti dhe sovraniteti territorial i Kosovës është i paprekshëm dhe i garantuar nga faktori ndërkombëtar”, shkruan Ahmeti.

Tani, sipas Ahmetit, është koha të ndërmerren veprime që të ruhet paqja, stabiliteti rajonal dhe perspektiva europiane./KlanMacedonia

You may also like