Pakistan – Khan përsërit thirrjen për zgjedhje të parakohshme

by admin
Spread the love

Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, përsëriti thirrjen e tij për zgjedhje të parakohshme.

Sipas raporteve të medias kombëtare, udhëheqësi i Partisë së Lëvizjes për Drejtësi të Pakistanit (PTI), Khan iu drejtua mbështetësve të tij në Lahore pas mitingjeve në Peshavar dhe Karaçi.

Khan përsëriti thirrjen e tij për zgjedhje të parakohshme, duke akuzuar qeverinë për “blerje të ndërgjegjes së ligjvënësve dhe bashkëpunim me të huajt”.

Duke theksuar se ai kishte një synim të politikës së jashtme të pavarur kur mori detyrën në vitin 2018, Imran Khan pretendoi se kundër tij ishte ngritur një komplot për këtë arsye.

Khan, argumentoi se qeveria aktuale është “e bindur” ndaj direktivave të fuqive të huaja dhe deklaroi se ai nuk është i tillë dhe për këtë arsye fuqive të huaja nuk u pëlqen.

Duke mbrojtur vizitën e tij në Rusi gjatë kryeministrisë së tij, Khan deklaroi se Moska është e gatshme të furnizojë me produkte nafte në Islamabad, 30 për qind më lirë se në tregjet ndërkombëtare.

Imran Khan vazhdoi me akuzat e tij kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke deklaruar se nuk i pëlqente edhe rritja e tregtisë së fuqive të huaja me Kinën.

Qeveria e Imran Khan, ra më 10 prill pasi mori 174 vota në botëbesimin në parlamentin e Pakistanit.

Shahbaz Sharif, vëllai i Navaz Sharif, i cili shërbeu si kryeministër për tre mandate në vend, u zgjodh kryeministër me mbështetjen e shumicës absolute me 174 vota në zgjedhjet e mbajtura më 11 prill në parlament.

You may also like