Pajtohen Irma dhe Eranda Libohova? Dy motrat shfaqen në eventin e përbashkët (FOTO)

by admin
Spread the love

Motrat e njohura shqiptare, dy këngëtaret Irma dhe Eranda Libohova nuk flasin prej shumë vitesh me njëra-tjetrën. Edhe pse në rrjet qarkullojnë argumente të ndryshme se pse dy motrat nuk flasin me njëra-tjetrën, ato nuk janë prononcuar kurrë, duke shmangur edhe aktivitetet së bashku.

Madje, kjo gjë u theksua më tepër në festivalin e fundit të këngës, me Irmën, që refuzoi ftesën për të rikthyer këngën me motrën e saj, Erandën, e cila u shfaq në festivalin e fundit.

Mirëpo, pas shumë kohësh të ndara, dy motrat janë shfaqur në një event së bashku. Ka qenë një aktivitet i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, në kuadër të nises së fushatës kualifikuese të Kampionatit Europian ‘Gjermani 2023’, të cilën dh motrat nuk e kanë refuzuar dhe janë gjendur të dyja prezente.

Si Irma, ashu edhe Eranda kanë ndarë në profilet e tyre në Instagram foto me fanellën kuqezi, në mbështetje të Kombëtares shqiptare. Shpresojmë që kjo fanellë të jetë ogurmirë dhe të shuajë edhe hatërmbetjet mes tyre.

You may also like