Paguhej me 20 cent në ditë dhe frymëzimi i tij ishte Pogba – kjo është historia frymëzuese e sulmuesit të Napolit

by admin
Spread the love

Sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen kujton rrugëtimin e tij për t’u bërë një futbollist profesionist: “Kur isha i vogël, adoleshent, pastroja ulluqet e çative për 20 Naira (5 cent), për pronarin e zonës ku banoja dhe merresha me pastrim për fqinjët, transportoja ujë, për 80 Naira (20 cent) mendoj.

Sulmuesi nigerian u transferua sezonin e kaluar për 70 milionë nga Lille te Napoli. Këtë vit sulmuesi po kalon një formë brilante dhe të gjithë shpresat e tifozëve napolitan janë te lojtari.

“Gjithçka nisi si në një ëndërr, një ëndërr e fëmijërisë nga lagjet e varfëria.Doja të bëhesha një lojtar profesionist, i frymëzuar nga shumë legjenda të mëdha si Didier Drogba, Odion Ighalo, Mikel Obi dhe shumë të tjerë.” U shpreh 22-vjeçari në një intervistë me bashkatdhetarin e tij Paul Troost-Ekong në Youtube.

“Vëllai im shiste gazeta, motra portokalle. Isha në trafik dhe duhet të ndiqja makinat që t’u jepja ujë dhe të merrja paratë. Ndihem sikur këto vështirësi më kanë ndihmuar në jetë”, rrëfen ylli i Napolit, që ka shënuar 7 gola në 8 ndeshje këtë sezon.

You may also like