Paguaj një kafe dhe ndihmo në blerjen e një karroce për personat me aftësi të kufizuara – Shqip

by admin
Spread the love

SHAQIRI: DO TË JEMI GJITHMON ZËRI I KËTYRE PERSONAVE

Ertan po bëhej gati që gjithçka të ishte në rregull në hapjen solemne të lokalit SOS.

E pasi filluan të vijnë të ftuarit Ertan Shaqiri Kryetar i Shoqates SosVita tha së qëllimi kyesorë I hapjes së këtij lokali është që të ndihmohen personat me nevoja ndyshe ku parat të cilat do të fitohen nga shitja e produkteve do të shërbejnë për blerjen e një karroce më shumë për këta persona.

“Qëllimi i kësaj akiviteti të radhës të shoqates SosVita është që personat me nevoja të veçanta janë të veçant dhe ta hapin një vend të veçant dhe për qytetaret që tju ndimojnë kësaj kategorie më lehtë që një kafene ose një pije që ti ndimojë kësaj kategorie më lehtë që edhe ai si qytetarë të ndihet që ka një kafene për personat me nevoja të veçanta, ku do të jenë disa persona me aftësi të kufizuar do të jenë të punsuar në këtë kafene” – tha Ertan Shaqiri.

Ertani njihet për ngritjen e zërit dhe kërkesat që çdoherë i bënë në emër të antarëve të shoqates së tij që edhe sot dërgoi mesazhin e tij me të cilat këta persona ballafaqohen çdo ditë.

“Gjërat më elementare nuk i ka një person me aftësi të kufizuar domethënë është mjerim lëvizjet janë të mjerueshme çdo ditë, dmth çdo ditë jam në hallë në dertë, domethënë sakrific jetën e la, sepse kushtet janë të mjerueshme këtu sidomos në komunat shqiptare nuk ndëgjohet një person me aftësi të kufizuar” – tha Ertan Shaqiri.

“Nuk ka kushte elementare për personat me nevoja të veçanta, e pa kushtet e personave pa mos e bërë një tretoar, pa mos e bërë një vend kalim për personat me nevoja të veçanta nuk shkohet në europ”

“Në qoftë se pini diçka qoftë një kafe në këtë lokal do të ndimoni me pagesen tuaja që organizata SosVita të blej karoca për personat me nevoja të ndyshme”.

Ky projekt për herë të parë po realizohet në Shkup, me qëllim që të gjithë personat me nevoja ndyshe të jenë të barabartë dhe të ndimojnë njëri tjetrin. /KlanMacedonia/

You may also like