Pagat e lojtarëve/ Rrogat, bavarezët sfidues edhe në Europë

by admin
Spread the love

Ditën e djeshme mediat më të rëndësishme gjermane prezantuan për herë të parë rrogat fikse të Bajernit në ciklin 2023-2024. Rrjedhje të tilla informacioni janë tepër të vështira te kampionët, ndonëse kësaj radhe kanë “dështuar” t’i ruajnë shifrat e pagave.

Ashtu siç pritej, Herri Kejn është përfituesi më i madh në Mynih me 25 mln në sezon, ndërsa portieri Daniel Perec mbyll listën me 1.5 mln euro. Edhe pse u tha se Tomas Myler dhe Manuel Nojer kanë të njëjtën kuotë, të dhënat demonstrojnë të kundërtën, pavarësisht se diferenca mbetet e vogël.

Në Europë rreth pagave, kryeson PSG me 319.8 mln euro, e pasuar nga Real Madridi. Hendeku mes vendit të parë dhe “galaktikëve” si të dytët është 54.03 mln euro. Mançester Siti mbyll shkallën më të ulët të podiumit, për të vijuar me Bajernin, 255.52 mln euro.

PAGAT (1)

PANORAMASPORT.AL

You may also like