Paga, klauzola e lirimit dhe Chelsea: Prapaskenat e rinovimit me De Ligt

by admin
Spread the love

Juventusi kërkon rinovimin me Matthijs De Ligt dhe “La Stampa” në Itali zbulon detaje të reja. Avokatja Rafaela Pimenta, ish-krahu i djathtë i Mino Raiola, pritet të zbarkojë sërish në Torino.

Transferimi i Pogba, situata e Moise Kean dhe rinovimi i kontratës së holandezit pritet të jenë temat. Juventusi synon të nënshkruajë marrëveshje të re me De Ligt, deri më 30 qershor 2026, ndërkohë që kontrata aktuale i përfundon pas dy vitesh.

Sa i takon kushteve financiare, klubi nga Torino do që paga e holandezit të mbetet 8 milionë euro në sezon dhe të ulen bonuset, që aktualisht i shkojnë në 4 milionë euro.

Nga ana tjetër edhe Pinamenta ka kërkesat e saj dhe kryesorja lidhet me klauzolën e lirimit, që aktualisht është 125 milionë euro. Avokatja braziliane synon ta bëjë 70 milionë euro.

Chelsea po e monitoron situatën, por Juventusi nuk do që ta shesë qendërmbrojtësin e blerë për 85 milionë euro në korrik të vitit 2019. / oversport.tv

You may also like