Paditet për keqpërdorim të detyrës zyrtare drejtoresha e inspektoratit në Gjilan (VIDEO)

by admin
Spread the love

Është paditur për keqpërdorim të detyrës zyrtare drejtoresha e inspektoratit në komunën e Gjilanit, Eltena Hyseni, dhe inspektori i ndërtimit, Ali Morina.

Kallëzimin penal e kanë bërë Venera e Antigona Avdullahi, të cilat akuzojnë drejtoreshën Hyseni e inspektorin Morina, për angazhimin e një kompanie  me çmim shumë të lartë, për rrënimin e objektit të zonjave të cilin e kishin pa leje.

Sipas avokatit të tyre, Halit Azemi, drejtoresha ka angazhuar një kompani për rrënimin e këtij objekti në vlerën e mbi 13 mijë eurove, që është shumë më shtrenjtë se normalja.

Këto akuza i mohon, këshilltari për media në komunën e Gjilanit, Besart Selimi.

Sipas tij, gjithçka është bërë me procedurat e prokurimit në mënyrë të rregullt dhe kjo akuzë e zonjave, beson se  do të hedhet poshtë nga prokuroria themelore për shkak se nuk ka prova e as bazë ligjore.

Ndërsa prokuroria vetëm i ka konfirmuar Klan Kosovës akuzën duke njoftuar se tashmë kanë nisur punimet e para për zbardhjen e këtij rasti.

You may also like