Pa asnjë kontakt me botën/ Njihuni me atleten spanjolle që dëgjoi vetëm të Premten për luftën në Ukrainë

by admin
Spread the love

Atletja spanjolle e sporteve ekstreme Beatrice Flamini theu rekordin botëror pasi kaloi më shumë se 500 ditë në një shpellë, pa kontakte me botën e jashtme.

E mbërthyer 70 metra nën tokë në një shpellë në Spanjën jugore, Flamini ishte e vendosur që në asnjë rrethanë nuk do të largohet nga shtëpia e saj e re, edhe në rast vdekjeje të një njeriu të dashur. Atletja arriti të kapërcejë një sfidë të vetë-imponuar, duke dalë nga shpella dhe iu bashkua botës së jashtme të premten e shkuar.

“Unë ia dola mirë vetë, mund të kisha qëndruar edhe pak”, tha Flamini teksa duke qeshur, shtoi “por më duhej një dush”. Asaj iu desh të mbante syze dielli për të mbrojtur sytë nga drita.

Për një vit, 4 muaj e 22 ditë, ajo jetoi plotësisht e ndarë nga bota. Beatrice nuk kishte asnjë lajm për ndonjë gjë që ndodhte jashtë, madje as vetëdije se sa ditë kishin kaluar në shpellën e errët.

Sfida e atletes ishte të shihte nëse mund të mbijetonte në atë që ajo e quan “vetëmjaftueshmëri”, si dhe të bënte një dokumentar të prodhuar nga kompania spanjolle Dokumalia. Pas kthimit, Flamini është trajtuar nga një ekip psikologësh dhe mjekësh që monitorojnë dhe vlerësojnë gjendjen e saj, për ta ndihmuar atë të ripërshtatet me jetën mbi tokë.

Beatris nuk mundi t’u përgjigjej pyetjeve të medieve, pasi ekipi i saj është i shqetësuar për shëndetin e atletes. Në vend të kësaj, trajneri David de Antonio shpjegoi situatën e saj.

Është e rëndësishme të kuptoni se kur Beatrice u largua nga shpella, ajo papritmas shkoi nga zero në 100 për qind kontakt dhe kjo nuk e ndihmoi. E gjithë kjo aventurë do të përfundojë kur ajo të ndihet mirë, unë e shikoj këtë sikur kemi ngjitur Everestin. Aktualisht jemi në majë dhe tani duhet të zbresim”, shton de Antonio.

Më shumë se 500 ditë pa kontakt me botën e jashtme

Beatrice Flamini nuk është e para që përpiqet të jetojë në një shpellë për një kohë kaq të gjatë. Përpara se të fillonte këtë përvojë, ajo vendosi të shtojë më shumë pengesa për ta bërë përvojën e saj unike.

Njëri prej tyre ishte të qëndronte vetëm në shpellë, pa asnjë ide për kohën, kështu që Flamini nuk e kishte idenë se çfarë dite ishte apo sa ishte ora.

Të vetmet pajisje teknologjike që ajo kishte në shpellë ishin një aparat fotografik për të regjistruar përvojën e saj dhe një kompjuter me një sistem operativ të kufizuar. Pajisja kishte një ruter dhe Beatrice e përdori atë për të komunikuar nevojat e saj themelore me ekipin. Ajo mund të kërkonte ujë ose ushqim kur ndjente se kishte nevojë për të.

Ushqime, llamba dhe bateri i kanë sjellë anëtarë të grupit speleologjik vendas, me të cilët më parë kishte rënë dakord për vendin ku do të liheshin furnizimet, në mënyrë që t’i merrte pa parë njeri. Kur ishte e nevojshme, ata mblidhnin edhe mbeturinat e saj.

Dieta e saj bazohej në ushqimin për fëmijë dhe herë pas here asaj i sillnin ushqime të veçanta, si copa frutash ose avokado.

“Meqenëse nuk e kishte idenë për kohën, ajo nuk mund të kishte një rutinë. Ajo nuk dinte kur të hante apo të flinte. Ajo nuk mund të llogariste nëse kishte drekuar një orë më parë apo një ditë më parë, gjithashtu nuk dinte. e di nëse ajo ka fjetur dhjetë minuta apo dhjetë orë”, tha de Antonio.

E vetmja gjë që e lejoi atë të mbante disi gjurmët e kohës ishte cikli i saj menstrual. Beatrice nuk komunikonte me ekipin në baza ditore, por psikologët përdorën mesazhet për të vlerësuar shëndetin e saj mendor dhe për të ditur se si po kalonte. Ky ishte i vetmi kontakt që ajo kishte me botën e jashtme.

Askush nuk dinte gjë tjetër, as familja e saj. Gjatë përvojës së saj, asaj iu desh të kapërcejë situata të vështira. Ajo vuante nga halucinacione dëgjimore dhe deklaroi se për shkak se shpella ishte e qetë, “truri i saj po krijonte gjëra“, madje duke dëgjuar britma herë pas here.

Edhe pse, Flamini thotë se më e keqja nga të gjitha ishte “pushtimi” i mizave.

“Mizat hynë, filluan të shtronin larva, nuk e kontrollova dot, më hëngrën”, tha Flamini.

Një sfidë tjetër erdhi në formën e një problemi teknik

Gjatë kësaj eksperience, atletja u largua për një kohë të shkurtër nga shpella për 6 ditë për shkak të problemeve teknike. Pas 300 ditësh, Flamini “ndjeu zhurmën e ruterit në trurin e saj”, teksa mendja aludonte për pajisjen që përdori në shpellë për të mbajtur komunikimin me ekipin e saj.

Ajo pushoi për 6 ditë në hyrje të shpellës, derisa pajisja u riparua.  Pas kësaj ngjarje të paparashikuar, ajo u kthye në shpellë edhe pse ekipi i saj kishte frikë se ajo nuk do të dëshironte të kthehej brenda pas daljes.

“Truri është gjithmonë në kërkim të justifikimeve për t’u dorëzuar dhe ky incident i komplikoi gjërat sepse mund të kishte qenë justifikimi i përsosur që Beatrice të dorëzohej” – thotë de Antonio, duke shtuar se: “Kur bën diçka për herë të parë, është më e lehtë të vendosësh për atë hap, sepse nuk e di saktësisht se në çfarë po futesh. Ajo që është e ndërlikuar është të bësh të njëjtën gjë përsëri duke ditur se çfarë ke kundër. Fakti që ajo vazhdoi sfidën e saj, edhe pse e dinte se çfarë e priste, tregon vullnetin e saj të jashtëzakonshëm.”

Falë vendosmërisë së saj të pabesueshme, Flamini arriti ta përfundojë këtë aventurë.

Si po shkon procesi i rikuperimit?

Flamini vetëm pas daljes nga shpella të premten mësoi për luftën në Ukrainë, por lajmi që e goditi më së shumti ishte vdekja e mbretëreshës Elizabeth II.

Më thanë se ka vdekur”, tha Flamini për mediat me mosbesim. Izolimi vullnetar bëri të vetën dhe De Antonio thotë se para se atletja të hynte në shpellë, ata punuan në një plan për të minimizuar efektet e izolimit.

“Ajo punoi me psikologë se si të parashikonte situatat që mund t’i ndodhin brenda shpellës,” thotë De Antonio.

Kanë bërë edhe një plan stërvitor që ajo të mos humbiste format fizike, edhe pse tashmë ishte në formë.


Top Channel

You may also like