Osmani refuzoi të hynte në sallën e KS të OKB-së pa gratë heroina – Shqip

by admin
Spread the love

Situata në Kosovë u diskutua në seancën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Vendi u përfaqësua nga presidentja Vjosa Osmani.

Bashkë me shefen e shtetit, në delegacion ishin edhe katër gra heroina të mbijetuara nga lufta e fundit në Kosovë.

Në hyrje të sallës ku mbahet seanca e KS të OKB-së ekipi kosovar pati një telashe të vogël.

Siç mëson EO gratë heroina nuk janë lejuar të hynin fillimisht, pavarësisht se ishin të regjistruara si pjesëmarrëse.

Mirëpo, nga Zyra e Presidentes për Klankosova.tv thanë se Osmani refuzoi të hynte në sallë pa to.

Më pas, Vasfije Krasniqi, Shyrete Tahiri – Sulimani, Fahrije Hoti dhe Elhame Muçolli, u lejuan të marrin pjesë në seancën e KS të OKB-së.

You may also like