Osmani pret Rita Orën: Festuam arritjet e panumërta globale të saj

by admin
Spread the love

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me këngëtaren kosovare me famë botërore Rita Ora, e cila po qëndron në Kosovë.

Në prag të 28 Nëntorit, Osmani tha se me Ritën festuan arritjet e panumërta globale të këngëtares dhe të shqiptarëve kudo që janë.

“Sukseset e Ritës kthyen sytë e botës kah vendi ynë, e prej atëherë ajo u ngjit lartë e më lartë duke ngjitur skenat e muzikës anekënd botës. Sonte, në prag të Ditës së Flamurit, bashkë me miq dhe disa nga artistët më të suksesshëm nga Kosova, festuam arritjet e panumërta globale të Rita Orës dhe të shqiptarëve kudo që janë, duke uruar që arritjet e tyre të vazhdojnë të shërbejnë si frymëzim për gjeneratat e reja”, ka shkruar Osmani në Facebook./21Media

 

You may also like