Osmani për rezolutën e SHBA-ve: Është inkurajim për ne dhe BE-në për përshpejtimin e anëtarësimit të vendit

by admin
Spread the love

Është bërë propozim rezolutë nga katër seantor e cila do të jetë një shtytje për vendin tonë për anëtarësim në BE dhe kjo është shumë e rëndësishme.

Edhe republikanët edhe demokratët në SHBA janë njëzëri dhe kemi konsensus absolut të mbështetjes për vendin, tha ministri i Jashtë, Bujar Osmani, pasiqë Senati i SHBA-ve miratoi rezolutën për mbështetje për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në, pa kusht shtesë.

Osmani thotë se kjo do të jetë një inkurajim për ne, por edhe për BE-në se duhet të përshpejtohet rruga e anëtarësimit të Maqedonisë.
“Korniza negociese është konfirmuar dhe ajo do të mbrojë pozicionet tona sepse nuk lejon që çështjet historike dhe identitare të jenë standard për hapjen dhe mbylljen e kapitujve, por do të jenë vetëm pakicat dhe të drejtat e njeriut. Pres që pas zgjedhjeve të përshpejtohet procesi dhe deri në vitin 2030, Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e BE-së. Kjo rezolutë do të ndihmojë në inkurajimin e vendeve anëtare”, tha Osmani.

MARKETING



You may also like