Osmani paralajmëroi nismën e re udhëheqëse të kryesimit me OSBE-në: Luftë kundër korrupsionit në rajonin e EJL-së

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Nisma udhëheqëse e Kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në do të fokusohet në luftën kundër korrupsionit në rajonin e Evropës Juglindore, njoftoi sot gjatë vizitës së tij në Bosnje dhe Hercegovinë në cilësinë e Kryesuesit të OSBE-së, shefi i diplomacisë Bujar Osmani.

Siç njofton MPJ-ja, ai tha se në përputhje me prioritetet e kryesimit do të organizohet takim rajonal për luftën kundër korrupsionit duke forcuar pozitat e vendeve dhe tejkalimin më të lehtë të situatës.

“Në takimin që do të organizohet në Shkup në korrik, do të mblidhen ministra nga i gjithë rajoni i Evropës Juglindore dhe planifikohet të përfundojë me nënshkrimin e një deklarate të përbashkët, që konfirmon vendosmërinë tonë të përbashkët për të forcuar reagimin ndaj këtij krimi”, njoftoi Osmani sot në BeH.

Kjo nismë udhëheqëse e Presidencës për të luftuar korrupsionin në rajonin e EJL-së synon të fitojë mbështetje të gjerë politike nga vendet e këtij rajoni për të forcuar përpjekjet e tyre për të zhvilluar dhe zbatuar politika dhe praktika më të fuqishme për t’u ballafaquar me korrupsionin.

Osmani përkujtoi se lufta kundër korrupsionit paraqet prioritet kryesor për rajonin tonë dhe është me rëndësi kritike për progresin e gjithë rajonit të EJL-së, por është edhe në krye të listës së prioriteteve të Kryesimit me OSBE-në.

Në këtë drejtim, Osmani tha se OSBE-ja do të vazhdojë t’i mbështesë autoritetet për zbatimin efektiv të ligjeve dhe rregullativave ekzistuese kundër korrupsionit dhe do të vazhdojë t’i kushtojë përpjekje të konsiderueshme kësaj pune në të ardhmen për të gjithë rajonin.


You may also like