Osmani: Kam vazhduar t’i bëj thirrje Rusisë që t’i jap fund luftës në Ukrainë

by admin
Spread the love

Ukraina dhe mbrojtja e popullit Ukrainas si prioritet i OSBE-së, aktivitetet konkrete të cilat Programi i OSBE-së për Mbështetjen e Ukrainës i ndërmerr në terren, situata e tre pjesëtarëve të OSBE-së të cilët janë në burg në Donjeck dhe Luhanski ishin një nga temat e Kryesuesit të OSBE-së dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani me Ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmitro Kuleba.
Siç njoftojnë nga MPJ, Osmani në takim me Kuleba ka thënë se guximi dhe sakrifica e Ukrainës meritojnë meritojnë respekt lartë.

Osmani shtoi se Programi për Mbështetjen e Ukrainës, i financuar nga donatorë, i cili zbatohet nga nëntori i vitit 2022 do të vazhdojë të ndihmojë Ukrainës përmes implementimin e projekteve të përkitazi me nevojat e saj specifike.
“Këto projekte do të ndihmojnë që të zgjidhen pasojat nga lufta, e gjithashtu për t’i mbështetur përpjekjet afatgjata për reforma të Ukrainës dhe nevojat e qytetarëve të saj. Shpesh them se OSBE-ja mund të bëjë më shumë gjatë luftës, por edhe më shumë gjatë paqes, që është prioriteti ynë kryesor në Ukrainë”, tha Osmani.

Osmani potencoi se edhe përkundër sfidave me të cilat ballafaqohet Organizata, shkeljes së parimeve të saj themelore të shkaktuara nga agresioni ushtarak i Federatës Ruse, OSBE-ja është e qëndrueshme dhe do të vazhdojë t’i përmbahet vlerave themelore me mbështetjen e vendeve të tjera pjesëmarrëse.

“Kam vazhduar t’i bëj thirrje Rusisë që t’i jap fund kësaj lufte, t’i tërheqë trupat e saj nga Ukraina, sërish t’i përkushtohet parimeve dhe vlerave të OSBE-së. Vazhdimi i kësaj lufte jo vetëm që shkatërron jetët, shtëpitë dhe shpresat e popullit të Ukrainës, por krijon një gjendje jostabiliteti dhe pasigurie në rajonin më të gjerë të OSBE-së”, theksoi Osmani.
Ukraina mbetet prioritet qendror për Kryesimin e Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, tha Osmani, ndërsa situata në Ukrainë do të jetë një nga temat kryesore të Këshillit Ministror të OSBE-së që do të mbahet në dhjetor në Shkup.

MARKETING



You may also like