Osmani i uron shërim princeshës së Uellsit

by admin
Spread the love

Presidentja, Vjosa Osmani, i ka uruar shërim të shpejtë princeshës Catherine të Uellsit, pasi ajo njoftoi se po përballet me kancer.

“I uroj Princeshës së Uellsit shërim të shpejtë dhe të plotë. I dërgojmë lutjet dhe urimet tona më të mira nga Kosova”, ka shkruar Osmani në platformën X.

Catherine, njoftimin se po përballet me kancerin e dha përmes një video.

“Testet pas operacionit zbuluan se kanceri ishte i pranishëm”, u shpreh princesha.

You may also like