Osmani i Stupcave reagon pasi u ngritën çmimet: Bollni ma, na çmendët

by admin
Spread the love

Ngritja enorme e çmimeve në nivel vendi nuk ka lënë pa kaluar edhe u trajtuar në sensin humoristik nga artistët kosovarë.

Një reagim në lidhje këtë temë në rrjetin social Instagram e ka bërë aktori Osman Azemi, i cili me nuanca humori ka përshkruar gjendjen momentale se si po përballën qytetarët.

Ai tha se “tërë natën ka parë ëndrra duke ngarkuar dhe duke shkarkuar produkte ushqimore, përfshi këtu një kamion miell, një kamion zejtin, ndërsa lodhjen ekstreme në ëndërr Azemi e ka përjetuar ku i vie radha që ta shkarkojë një cisternë me naftë”, tha aktori.

Azemi tha se “debatet televizive po i çmendin qyetarët, kena me mbetë pa naftë, pa miell, pa zejtin”, e që sipas tij janë faktorë negative për qytetarin e vendit.

“Bollni ma, na çmendët”, tha Azemi.

Azemi është pjesë e grupit humoristik Stupcat, të cilët vazhdimisht sjellin sekuenca satirike për ngjarjet e ndryshme në Kosovë.


You may also like