Osmani flet për Shqip pas vërshimeve: Prioritet është shpëtimi i jetës së qytetarëve (VIDEO)

by admin
Spread the love

Presidentja Vjosa Osmani po viziton vendet e prekura nga vërshimet katastrofale. Pas Klinës, ajo po viziton Skenderajn, ku foli për Shqip rreth gjendjes së tanishme.

“Me kryetarin e komunës i vizituam zonat e prekura nga këto vërshime, do të jemi edhe në Mitrovicë. Që nga mbrëmë jemi vazhdimisht në kontakt me institucionet relevante. Prioritet mbi prioritetet ka qenë shpëtimi i jetëve dhe tani do të punojmë me komunat që të sanohet dëmi që është shkaktuar”, tha Osmani.

Osmani tha se siç dëgjoi në Klinë dhe Skenderaj, këto janë vërshime që nuk janë parë ndonjëherë më herët.

“Natyrisht dëmi është i madh, por do t’i bashkojmë forcat dhe do t’ia dalim dalim mbanë”, u shpreh presidentja në Info Magazine të Shqip.

“Jemi në komunikim me  FSK-në, përfshirë gjatë ditës, dhe siç e dini, FSK ka njësitet më të specializuara për kërkim-shpëtim. Prioritet është shpëtimi i jetëve qytetare, kudo dhe kurdo që ka nevojë, ushtria të jetë at”, shtoi e para e vendit.

You may also like